Qeveria zotohet se do të mbrojë konsumatorët nga rritja e çmimit të energjisë

8 Tetor 2021 | 08:27

Kryeministri Edi Rama deklaroi mëngjesin e së premtes se do të mbrojë konsumatorët familjarë nga “rritja e papërballueshme e çmimit të energjisë”.

Ai sqaroi në një komunikim në faqen e tij zyrtare në Facebook se Shqipëria do të preket nga kriza energjitike duke qenë se ble energji jashtë vendit dhe është e lidhur me çmimin në bursë.

Ndërsa iu përgjigjej pyetjeve të qytetarëve Rama theksoi se Shqipëria prodhon energji në mot të lagësht dhe shet atë që tepron në një kohë kur rajoni nuk ka nevojë, andaj çmimi është i lirë. Ndërkohë kur Shqipëria ble energji, është në një kohë kur ka thatësira dhe nevoja është e madhe prandaj çmimi është më i lartë.

“Prandaj po ndërtohet Skavica, që të kemi rezerva, prandaj po konvertojmë TEC-in e Vlorës me gaz të lëngshëm që të kemi burim energjitik të planifikueshëm, jo të varur nga Zoti,” – tha ai.

Kryeministri i vendit sqaroi gjithashtu dhe çështjen e rritjes së rrogave, që siç tha bëhet në varësi të kapaciteteve ekonomike të vendit, dhe krahasimin me vendet e huaja e bën sepse pavarësisht ekonomisë së një vendi, çmimi në bursë për energjinë është i njëjti.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026