Ramaphosa: Pretendimet se afrikanët po persekutohen kërcënojnë sovranitetin tonë

9 Dhjetor 2025 | 10:01

Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa ka deklaruar se ideologjia e supremacisë së bardhë dhe pretendimet e rreme se pakica afrikane po persekutohet për arsye racore përbëjnë një kërcënim për sovranitetin dhe sigurinë kombëtare të vendit.

Që kur mori detyrën për mandatin e tij të dytë presidencial në SHBA në janar, Donald Trump ka pohuar vazhdimisht pa prova se qeveria e Afrikës së Jugut po konfiskon tokë dhe po inkurajon dhunën kundër fermerëve të bardhë.

“Disa në shoqërinë tonë ende i përmbahen nocioneve të superioritetit racor dhe kërkojnë të ruajnë privilegjin racor”, tha Ramaphosa.

Sipas tij propaganda e këtyre pretendimeve të rreme ka implikime reale për sovranitetine vendit të tij, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe sigurinë kombëtare. Ai theksoi se është thelbësore që t’i  dalin kundër këtyre narrativave.

SHBA- të bojkotuan samitin e udhëheqësve të G20-ës muajin e kaluar në Johanesburg dhe argumentuan se një konsensus nuk mund të arrihej në mungesë të tij. Takimi, i udhëhequr nga Afrika e Jugut, përmendi rëndësinë e trajtimit të çështjeve të tilla si pabarazia gjinore dhe përkeqësimi i klimës.

Samiti i vitit 2026 do të zhvillohet në resortin e golfit Trump National Doral Miami në Florida, i cili është në pronësi të Organizatës Trump. SHBA-të kanë ftuar Poloninë në vend të Afrikës së Jugut në takimet e para të presidencës së G20-ës më vonë këtë muaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026

SHBA ul kohëzgjatjen e vizave për studentët dhe gazetarët e huaj

Administrata Trump ndërmori të enjten hapa për të kufizuar kohëzgjatjen e vizave për studentët e huaj, vizitorët e programeve të shkëmbimit kulturor dhe gazetarët. Rregullorja...
21:15 | 16/07/2026

Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës

Shtëpia e Bardhë po i kundërshton shqetësimet se ripërtëritja e armiqësive me Iranin po shkakton sërish rritje të çmimeve të naftës dhe gazit. “Mund të...
20:39 | 16/07/2026