Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga synimi për t’u bërë president i Kosovës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj deklaroi sot se janë në përmbyllje të listës me kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Përmes një konferencë për media, ish-kryeministri i vendit tha se synon postin e presidentit duke qenë “mbrojtës i interesave të shtetit”.
Ai shtoi se AAK-ja pas zgjedhjeve do ta lë të hapur mundësinë për koalicione me partitë politike.
“Pas zgjedhjeve nuk do të kemi vija të kuqe me asnjë subjekt politik”, tha ai.
Partia e drejtuar nga Ramush Haradinaj nuk ka krijuar koalicion parazgjedhor për garën e zgjedhjeve të 14 shkurtit, të cilat do të mbahen pas vendimit të Kushtetueses, e cila argumentoi se Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo legjitime për shkak të votës së deputetit Etem Arifi.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet