Raporti, bie numri i lindjeve, Shqipëria dhe BE përballë krizës demografike

14 Maj 2026 | 16:06

Bebet po vijë gjithnjë e në renie. Jo vetëm në BE por dhe në Shqipëri shifrat janë kthyer në shqetësuse. Sipas INSTAT nga të dhënat e raportit “Treguesit Demografikë 2025 dhe T1 2026”, qarku me numrin më të lartë të lindjeve mbetet Tirana, e ndjekur nga Fieri dhe Durrësi, ndërsa qarqet me më pak lindje janë Gjirokastra dhe Kukësi.

Ndërkohë, numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në Tiranë, Fier dhe Elbasan, ndërsa qarqet me më pak vdekje rezultojnë Kukësi dhe Dibra. Raporti tregon se Shqipëria vijon të ketë më pak lindje nga viti në vit, ndërsa emigracioni dhe plakja e popullsisë po ndikojnë drejtpërdrejt në tkurrjen e familjeve dhe ndryshimin e strukturës demografike në vend.

Edhe në vendet e BE fenomeni mbetet njësoj. Vetëm 23.4% e familjeve në Bashkimin Europian kishin fëmijë gjatë vitit 2025, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat. Nga 203.1 milionë familje në total në BE, vetëm 47.4 milionë përfshinin fëmijë. Pjesa më e madhe e familjeve me fëmijë përbëhej nga çifte me fëmijë, që zinin 14.7% të totalit të familjeve. Ndërkohë, 5.6% ishin familje të tjera me fëmijë dhe 3% prindër të vetëm me fëmijë.

Eurostat evidenton se gjatë periudhës 2016–2025 është rritur ndjeshëm numri i personave që jetojnë vetëm, me një rritje prej 19.2%, ndërsa familjet me çifte dhe fëmijë kanë rënë me 6.3%. Sllovakia rezulton vendi me përqindjen më të lartë të familjeve me fëmijë, me 35.4%, e ndjekur nga Irlanda me 30.8% dhe Qipro me 28.2%. Në anën tjetër renditen Finlanda me 18.2%, Lituania me 18.4% dhe Gjermania me 19.9%. Raporti tregon gjithashtu se gjysma e familjeve me fëmijë në BE kishin vetëm një fëmijë. Familjet me dy fëmijë përbënin 37.6%, ndërsa ato me tre ose më shumë fëmijë vetëm 12.2%.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026