Raporti i FMN: Shqipëria ka rritje ekonomike të shpejtë! Paqja fiskale rrezik për administrimin tatimor

24 Dhjetor 2025 | 10:46

Fondi Monetar Ndërkombëtar, FMN në përfundim të Konsultimit të Nenit IV për vitin 2025 bën me dije se Shqipëria vazhdon të shënojë një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Europë. Kjo rritje ka ardhur nga turizmi, inflacioni i ulët, borxhi publik në rënie dhe rezerva të forta valutore.

Sipas vlerësimit, rritja ekonomike pritet të mbetet e qëndrueshme në nivelin 3,5% në vitin 2025 dhe 3,6% në vitin 2026. Më tej FMN shton se ekonomia e vendit tonë ka tejkaluar nivelin e saj para pandemisë. Kjo ka ardhur sipas tyre nga kombinimi i politikave fiskale dhe monetare.

Më tej raporti shtons e inflacioni parashikohet të rritet gradualisht nga 2,2% në vitin 2025 drejt objektivit prej 3% në gjysmën e dytë të vitit 2026, në kushtet e një tregu pune të shtrënguar dhe rritjes së pagave.

FMN vlerëson se disiplina fiskale ka çuar në një ulje të ndjeshme të borxhit publik, i cili pritet të bjerë nën 50% të PBB-së, ndërsa rezervat e forta valutore kanë përmirësuar ndjeshëm pozicionin e jashtëm të vendit.

FMN paralajmëron se rreziqet për perspektivën ekonomike janë zhvendosur drejt kahut negativ, për shkak të një mjedisi të jashtëm më të paqëndrueshëm duke listuar tensionet gjeopolitike, përshkallëzimi i masave tregtare, luhatjet e çmimeve të mallrave dhe paqëndrueshmëria në tregjet financiare.

Sa i përket ‘Paqes Fiskale’, FMN thekson se kjo marrëveshje ofron falje borxhesh dhe rivlerësim preferencial të pasqyrave financiare. Gjithashtu shton se rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe përputhshmërinë tatimore.

FMN vlerëson se qëndrimi aktual i Bankës së Shqipërisë është i përshtatshëm. Sipas tyre banka qendrore duhet të jetë e gatshme të reagojë shpejt ndaj zhvillimeve të tregut.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026