Raporti i KiE, Bushati: Tregoi se procesi zgjedhor ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë
Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Ervin Bushati tha në një intervistë për Euronews Albania, se raporti i Këshillit të Europës për zgjedhjet tregoi se ky proces ka qenë më i pastri i zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri.
“Raporti, ashtu siç u paraqit edhe dje në seancën plenare nga disa deputetë që kanë qenë në Shqipëri, tregon që ka qenë procesi zgjedhor më i pastër, më i mbarë dhe më i qetë i zhvilluar ndonjëherë në historinë e demokracisë shqiptare”, – u shpreh z. Bushati.
“Të gjitha grupimet politike kanë bërë edhe thirrje për BE-në, që sa më shpejt negociatat me të dyja vendet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat i kanë përmbushur kushtet për të marrë këtë hap. Zgjedhjet janë kryer në një klimë mirëkuptimi politik, sidomos pas marrëveshjes para një viti, të kryer ndërmjet mazhorancës, opozitës parlamentare dhe asaj jo-parlamentare”, – shtoi ai.
Ndërkohë, z. Bushati nënvizoi se në këtë raport nuk ka pasur asgjë të dokumentuar për shitblerje votash.
“Ka fjalë që qarkullojnë, nuk është parë asnjë rast apo dokumentuar. Nuk ka asnjë rast që thuhet që ka fakt për këtë”, – u shpreh ai.
Sa i përket përdorimit të administratës në zgjedhje, z. Bushati u shpreh: “Aty thuhet që kanë vazhduar punimet për rikonstruksionin nga dëmet e tërmetit, pra rindërtimi ka vazhduar. Ka vazhduar edhe procesi i vaksinimit. Nuk është bërë asnjë tender. Nuk di asnjë vend të botës që të ndërpritet puna se ka zgjedhje”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta