Raporti i KiE për “25 prillin”, shqetësim keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe akuzat për blerje vote

22 Qershor 2021 | 10:09

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës diskutoi dje raportin për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Në raport evidentohen si shqetësime kryesore keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe mbizotërimi i akuzave për blerje të votave në gjithë vendin.

I njëjti shqetësim ngrihet edhe për presionin e ushtruar ndaj nëpunësve civilë dhe administratës publike.

Ndërkaq, Këshilli i Europës vlerëson se administrata e re zgjedhore u përball mirë me sfidat dhe gëzoi besimin e palëve politike, ndërsa teknologjia në zgjedhje forcoi besimin e qytetarëve te procesi zgjedhor.

Kritika kishte për publikimin e ‘database’ me të dhënat personale të rreth 900 mijë shqiptarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026