Raporti i KiE-së për zgjedhjet, Gerta Meta: Realist, përdorimi i burimeve shtetërore, problematika mbizotëruese
Drejtuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Meta komentoi në Euronews Albania raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet, ku theksoi se gjetjet në raport ishin realiste dhe nuk kishte surpriza.
“Raporti i djeshëm i publikuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës nuk ishte surprizë, sepse këto janë gjëra që ne i kemi diskutuar së bashku. Edhe ne si vëzhgues vendorë e kemi thënë fjalën tonë, të gjitha ato që janë të deklaruara në raportin e Asamblesë Parlamentare, janë realiste”, u shpreh znj. Meta.
Duke iu referuar edhe gjetjeve në raport, ajo deklaroi se përdorimi i aseteve dhe burimeve shtetërore ishin një problematikë mbizotëruese e zgjedhjeve të 25 prillit.
“Nuk mund të heshtësh dhe të thuash që përdorimi i aseteve dhe burimeve shtetërore nuk ishte një problem. Ishte mbizotëruese si një problematikë në zgjedhjet e 25 prillit”, tha ajo teksa shtoi se institucionet përkatëse duhet të mbajnë qëndrimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.
“Problematikë e madhe është perceptimi që në Shqipëri vazhdon të blihet dhe shitet vota e shqiptarëve. Edhe në raportin e ndërkombëtarëve, ngrihet si shqetësim, por nuk jemi në shifra konkrete dhe në situata konkrete”, u shpreh znj. Meta.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës në raportin për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, evidentoi si shqetësime kryesore: keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe mbizotërimin e akuzave për blerje të votave në gjithë vendin.
Në raport nënvizohet se gjatë ditës së zgjedhjeve nuk u respektuan masat anti-COVID.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta