Raporti i OBSH: Gjysma e fëmijëve shqiptarë i kanë dhëmbët të prishur
Pothuajse gjysma e fëmijëve shqiptarë kanë dhëmbët e prishur ndërsa mjekët thonë se shkak është higjiena e ulët dhe konsumimi i produkteve me sheqer.
Raporti i fundit i OBSH-së ka nxjerrë në pah se thuajse 1 në 2 fëmijë të moshës 1–9 vjeç kanë dhëmbë të prishur. Plot 48,6% e fëmijëve shqiptarë vuajnë nga kariesi dentar, shifër kjo mbi mesataren europiane.
Vendi ynë renditet i katërti në Europë, pas Bosnjës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, për numrin e lartë të fëmijëve që kanë probleme me dhëmbët.
Ekspertët e shëndetësisë botërore në analizën e tyre vënë në pah se sëmundjet orale prekin thuajse gjysmën e popullsisë në Europë, përfshirë edhe Shqipërinë.
Dentistët theksojnë se shkak i kësaj situate është higjiena e ulët orale dhe konsumimi i produkteve dhe pijeve me sheqer të shtuar nga fëmijët.
Edhe pse fokusi janë fëmijët dhe edukimi i tyre për parandalimin e problematikave orale, raporti nxjerr në pah se edhe të rriturit kanë probleme me dhëmbët.
Sipas OBSH-së, 1 në 3 persona ose 33,7% e të rriturve mbi 60 vjeç në Shqipëri i ka humbur të gjithë dhëmbët dhe përdorin proteza.
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve