Raporti i OKB-së për drogën, Salianji: Këto rekorde janë arritjet e vetme të regjimit Rama-Doshi

29 Qershor 2021 | 18:20

Në raportin e fundit të zyrës globale të Kombeve të Bashkuara për krimin dhe drogat, Shqipëria përmendet në shtetet kryesore të origjinës së kanabisit në Evropë dhe e gjashta në botë për 2015-2019.

Për raportin e OKB-së ka reaguar deputeti i i zgjedhur Ervin Salianji, i cili u shpreh se këto të dhëna pasqyrojnë sipas tij, “arritjet e regjimit Rama-Doshi”.

Z. Salianji tha se të dhënat e këtij raporti përbëjnë një imazh negativ për Shqipërinë në sy të ndërkombëtarëve.

“Arritje që i kanë nxirë faqen Shqipërisë ndërkombëtarisht dhe e kanë futur vendin tonë në një listë të zezë nga e cila fiton vetëm regjimi dhe humbasin familjet shqiptare”, u shpreh z. Salianji.

Ai tha se modeli që ka ndërtuar Edi Rama për qeverisjen, bën që Shqipëria të renditet e para kur bëhet fjalë për krimin dhe drogën dhe e fundit për arritjet ekonomike.

“Sepse modeli i ndërtuar nga Edi Rama, ai i bashkëpunimit me krimin dhe i dorëzimit të vendit në duart e ortakëve të tij, duke e licencuar lulëzimin e kanabisit veçanërisht në periudhën zgjedhore, ka bërë që Shqipëria të jetë e para për drogën dhe korrupsionin, por e fundit në Evropë për të ardhurat për frymë, sikurse dëshmojnë të dhënat e publikuara pak ditë më parë nga Eurostat-i”, u shpreh Ervin Salianji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Raporti i OKB-së për drogën, Shqipëria e para në Europë për kanabisin

“Shtohet trafiku i drogës në Europë”, raporti i OKB: Po përfshihen shumë kontrabandistë nga Ballkani

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026