Raporti i Parlamentit Europian: 4 kërcënimet kryesore për dezinformimin në Ballkanin Perëndimor
Studimi për Ballkanin Perëndimor tregon se dezinformimi është një endemi dhe pjesë e kudondodhur e politikës në rajon, pa përjashtim. Por teksa dezinformimi shpesh diskutohet në kontekstin e kërcënimeve të jashtme ndaj funksionimit të qeverisjes dhe demokracisë, studimi tregon se aktorët e jashtëm nuk janë fajtorët parësorë. Shumica e njerëzve dhe organizatave që prodhojnë dhe përhapin dezinformim janë të brendshëm.
Ky studim tregon se dezinformimi është një simptomë më shumë se shkak, i një thyerje më të thellë të kohezionit social dhe qeverisjes demokratike. Në vende si Serbia dhe Mali i Zi, ku politika mbizotërohet nga një grup i vetëm, dezinformimi ka tendencën të ndjekë “linjën e partisë”, duke i shërbyer interesave të pushtetit dhe duke minuar zërin opozitar.
Në ambiente politike më konkurruese, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut deri në një pikë, dezinformimi përdoret në mënyrë oportuniste nga të gjitha palët, për përfitime afatshkurtra më shumë se për strategji afatgjata.
Prezenca e ndarjeve të thella etnike, si në Bosnje Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut ushqen fushata dezinformimi ksenofob, nga aktorë të brendshëm dhe të jashtëm.
Edhe pandemia e COVID-19 siguroi baza për dezinformim, pasi qeveritë në Ballkanin Perëndimor janë munduar të shtrembërojnë të dhënat e tyre për menaxhimin e pandemisë, ndërsa të tjerë kanë injektuar pretendime të rreme diku tjetër.
Sipas studimit, janë 4 kërcënime kryesore për dezinformimin në rajon: politika gjeostrategjike e Rusisë, e Shteteve të Bashkuara, pandemia e COVID-19 dhe pasojat e saj si dhe mungesa e zgjerimit të BE-së që ka ulur presionin te qeveritë rajonale për të përmirësuar cilësinë e udhëheqjes dhe zbatimin e praktikave demokratike.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:28 Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda
- 09:02 Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë
- 08:46 Gjirokastër, zjarret e qëllimshme gjatë verës, problematikë për dëmet në pyje-kullota
- 08:26 Fluks turistësh në Gjirokastër, kapacitetet akomoduese të pamjaftueshme
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban