Raporti i PS për arrestimin e Ahmetaj, Pëllumbi: Kërkesa e SPAK, e ligjshme
Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi paraqiti në parlament raportin e maxhorancës në lidhje me kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.
Përllumbi theksoi se qëndrimi i pozitës është se kërkesa e organit të akuzës për arrestimin duhet të ndeshet në gjykatë, si i vetmi organ kompetent për vlerësimin e provave.
Deputeti socialist njoftoi se PS do të votojë pro kërkesës së SPAK, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë organit të akuzës të arrestojë ish-zv.kryeministrin.
“Ne nuk jemi as gjykatës as prokurorë për të dhënë mendime dhe opinione. Ne kemi një raport nga organi i akuzës i cili duhet të ndeshet në gjykatë për personin nën hetim dhe gjykata është i vetmi organ që duhet të japë vendimin final. Deri në atë stad secili prej nesh duhet t’i njohë prezumimin e pafajësisë. Ne nuk jemi për të dhënë verdikte politike siç bëri zoti Bardhi”, tha Pëllumbi.
Pëlllumbi shtoi se kërkesa e prokurorisë është në përputhje me ligjin dhe do të marrë miratimin e socialistëve në Kuvend.
“Kërkesa e organit të akuzës është në përputhje me ligjin. Prokuria legjitimohet të paraqesë kërkesën në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Pëllumbi.
Konkluzionet e raportit:
Deputetët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, duke vlerësuar parimet kushtetuese për funksionimin e shtetit së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, barazisë para ligjit së të gjithë shtetasve, respektimit të të drejtave të njeriut dhe garancive procedurale në hetim dhe procesin penal, me qëllim që drejtësia të ushtrojë funksionet e veta në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, në zbatim të nenit 73 të Kushtetutës, nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit, i rekomandojmë Kuvendit:
Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit, Z. Arben AHMETAJ.
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
Protesta qytetare në Tiranë, dita e 46-të e tubimit para Kryeministrisë
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën