Raporti i SHBA: Izraeli shkeli ligjet ndërkombëtare me përdorimin e armëve amerikane

11 Maj 2024 | 15:54

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, John Kirby konfirmoi se presidenti Joe Biden është informuar tërësisht mbi konstatimet e një raporti mbi përdorimin e armëve amerikane nga Izraeli.

Raporti, i cili do të publikohet së shpejti në Kongres, nuk arrin në përfundimin se Izraeli ka shkelur kushtet e përdorimit të armëve, por kjo pretendohet nga 3 persona të informuar mbi memorandumin e sigurisë që do t’u paraqitet nga sekretari Blinken ligjvënësve.

Ndërkohë, sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka deklaruar se ajo që Shtetet e Bashkuara duan të shohin nga Izraeli është largimi i civilëve në vija e betejës, teksa shteti hebre kryen operacionet e tij.

Njerëzit në Rafah vazhduan të premten të mblidhnin sendet e tyre, teksa bëheshin gati të linin qytetin. Rreth 110 mijë persona janë larguar nga qyteti jugor i Gazës, edhe pse luftimet mes trupave izraelite dhe militantëve palestinezë në rrethinat e tij i ka bërë kalimet të paaksesueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026