Rezolutë pro Palestinës në OKB, proteston Izraeli: Po pranoni një shtet terrorist!

11 Maj 2024 | 15:42

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka përforcuar të drejtat e Palestinës në radhët e organizatës dhe ka bërë thirrje që ajo të pranohet si vend anëtar.

Palestina ka pasur statusin e një vendi joanëtar vëzhgues që prej 2012-s, gjë që i jep disa të drejta të vogla. Por anëtarësia mund të vendoset vetëm në Këshillin e Sigurimit.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara vendosën veton ndaj një anëtarësimi të plotë, por votimi i së premtes shihet si një gjest mbështetjeje për palestinezët.

Presidenti Mahmoud Abbas mirëpriti rezolutën, duke thënë se ajo mbështet përpjekjet palestinezë për një tjetër votim në Këshillin e Sigurimit.

“Palestina do të vazhdojë përpjekjet e saj për anëtarësim të plotë në OKB”, tha ai në një deklaratë.

Ndërkohë, ambasadori i Izraelit në organizatë, Gilad Erdan deklaroi se organizata sapo kishte mirëpritur në radhët e saj një “shtet terrorist”.

Në shenjë proteste, ai grisi një kopje të statutit të OKB-së, gjë që sipas tij e bënë vendet anëtare duke miratuar rezolutën.

Votimi erdhi mes të dhënave se vende të ndryshme evropiane planifikojnë të njohin Palestinën si shtet.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026