Raporti i Vlerësimit të Nevojave pas Katastrofës: Dëmet në turizëm pas tërmetit të 26 nëntorit

9 Shkurt 2020 | 18:28

Raporti i Vlerësimit të Nevojave pas Katastrofës ka përllogaritur një shifër prej 75.5 milionë eurosh si humbjet e përgjithshme në turizëm pas tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri.

Ky raport është paraqitur dhe përgatitur nga qeveria dhe ekspertët e Komisionit Evropian, Bankës Botërore dhe sistemit të organizatave të Kombeve të Bashkuara.

Raporti i klasifikon dëmet në turizëm, si humbje prej mbylljes së pjesshme të biznesit (për shkak të dëmtimit, deri në riparim dhe rikthim të plotë në funksionim.); humbje në punësim; humbje për shkak të rënies së vizitorëve; dhe kostot për heqjen e inerteve të shkatërrimeve

Turizmi është industria numër një e vendit dhe për vitin 2019 kontribuoi me rreth 2 miliardë euro në prodhimin kombëtar.

Zonat e prekura janë të lidhura kryesisht me turizmin bregdetar dhe kulturor. Të 11 bashkitë e dëmtuara kanë 117 hoteleve të regjistruara, por vetëm 18 prej totalit u dëmtuan nga tërmeti dhe që të gjitha ndodhen në Durrës.

Durrësi përben destinacionin kryesor për turistët me paketa udhëtimesh.

65 për qind e njësive pritëse për turistët në Durrës janë apartamente, vila dhe dhoma të privatëve, shumica jo zyrtare. Ende nuk dihet sa nga këto njësi janë dëmtuar.

Qeveria dhe Raporti i Vlerësimit kanë planifikuar një shumë prej 10.8 milionë euro për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e turizmit, ku nevojat për rindërtim janë 5.6 milionë euro dhe nevojat për rimëkëmbje janë 5.3 milionë euro.     

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026