Raporti i Zyrës kundër narkotikëve në Francë: Nuk ka qoshe të vendit pa kokainë

4 Gusht 2025 | 20:04

Franca është kthyer në një shtet ku nuk ka më një qoshe të vendit pa drogë. Kështu thotë një raport i zyrës kombëtare kundër narkotikëve, OFAST, që ka ngritur shqetësimin për shkallën e trafikut të kokainës dhe kapjen prej saj të shoqërisë franceze.

E cilësuar si “cunami i bardhë” nga ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, raporti paralajmëron për një rritje shpërthyese të pranisë së kokainës, duke e konsideruar atë një “kërcënim ekzistencial” dhe një formë “anti-kulture”, të udhëhequr nga dhuna dhe pandëshkueshmëria.

Vetëm në 6 muajt e parë të 2025-s, autoritetet sekuestruan 37.5 tonelata kokainë, 45 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2024. Sipas OFAST, bëhet fjalë për një kuotë rekord që tregon se sa thellë ka depërtuar narkotrafiku në mbarë vendin.

Vetëm në 2024-n, 367 vrasje apo tentativa vrasjeje të lidhura me dhunën e drogës u regjistruan në 173 qytete franceze.

“Marrja nën kontroll e lagjeve nga bandat nxit kriminalitetin e përditshëm, normalizon dhunën dhe paratë e pista, në kuadër të një anti-kulture në rritje, që dëmton përpjekjet për  të përmirësuar qytetet dhe për të ndihmuar njerëzit të integrohen në shoqëri”, thotë raporti.

Dokumenti në fjalë vë në dukje se si disa rrjete të trafikut të drogës, në disa qytete kanë shkuar përtej aktivitetit kriminal, duke shtrirë kontrollin e tyre tek komunitetet.

Në disa zona, bosët e drogës kanë tejkaluar ndikimin e autoriteteve lokale, duke vepruar de fakto si autoritete të lagjeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit

Dhoma e Ulët e parlamentit italian miratoi të enjten një plan qeveritar shumë të kontestuar për të ndryshuar ligjin zgjedhor, një lëvizje që kundërshtarët e...
14:45 | 16/07/2026

Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shkarkoi të mërkurën prokurorin e sapoemëruar federal për distriktin perëndimor të Uashingtonit, Roger Rogoff, më pak se një orë pasi...
14:12 | 16/07/2026

Kremlini vlerëson Turqinë për ndërmjetësimin mes Ukrainës dhe Rusisë: Mirënjohës për përpjekjet për paqe

Kremlini tha të enjten se Rusia i është mirënjohëse Turqisë për gatishmërinë e saj për të lehtësuar një zgjidhje për Ukrainën. “Jemi shumë të vetëdijshëm...
13:32 | 16/07/2026