Raporti mbi shëndetësinë, shoqata “TFL”: Nuk plotësohen nevojat e pacientëve

7 Mars 2024 | 16:48

Fondet e alokuar për sistemin shëndetësorë në Shqipëri përdoren pa pasur transparencë dhe shpesh në mënyrë jo efiçente.

Në këtë përfundim ka dalë raporti monitorues i përgatitur nga Shoqata Together for Life, mbi  “Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor” i prezantuar përpara përfaqësuesve të institucioneve publike, mjekë e politikbërësve.

“80% e shpenzimeve të shëndetësisë publike menaxhohen nga Fondi i Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor, ama rezulton se skema nuk siguron mbulim universal për të gjitha kategoritë e popullsisë, siç synohet në prioritetet strategjike”, thotë Redina Çanaku, Shoqata “Together For Life”.

Ekspertët vënë në dukje se planifikimi i bërë nga Fondi i Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor nuk merr në konsideratë treguesit faktikë të numrit të vizitave dhe kostos për njësi.

“Mungesa e argumenteve si dhe luhatshmëria e madhe e kostos për vizitë nga një vit në vitin tjetër, ngrenë dyshime mbi cilësinë e planifikimit buxhetor nga FSDKSH dhe për pasojë efiçiencën e përdorimit të fondeve”, shprehet Çanaku.

Por ku flitet për paketën e kontrollit bazë, raporti nxjerr në pah shpërdorimin e parave për vizita të pakryera.

“876 milionë lekë, pavarësisht se numri i pacientëve që përfituan nga paketa ishte nën numrin dysheme të përcaktuar në kontratë, prej 475 mijë pacientësh. Përfituan nga shërbimi 454 828 qytetarë, pra 20 172 më pak se tavani, duke i kushtuar buxhetit të shtetit një humbje prej 37.2 milionë lekë, të cilat i paguhen koncesionarit pavarësisht se nuk u kryen analizat”, thotë ajo.

Në disbalancë mes tyre sipas raportit është rritja e kostos totale të rimbursimit  për barnat në një kohë që numri i pacientëve përfitues është në rënie. Mungesa e informacionit për numrin e barnave të reja që përfshihen në listë dhe cilësia e tyre është një tjetër problematikë e hasur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026