Raporti mjekësor, Shtëpia e Bardhë: Shëndeti i Trump është në gjendje të shkëlqyer

1 Dhjetor 2025 | 21:21

Shtëpia e Bardhë ka publikuar rezultatet e testeve që presidenti amerikan, Donald Trump i është nënshtruar së fundmi. Sean Barbarella, një oficer i Marinës Amerikane i cili është mjeku i presidentit tha se Trump iu nënshtrua testeve për të vlerësuar shëndetin e tij kardiovaskular dhe abdominal.

Qëllimi i këtij imazherie është parandalues, domethënë, për të identifikuar çdo problem herët, për të konfirmuar gjendjen e tij të përgjithshme shëndetësore dhe për të siguruar vitalitetin afatgjatë të presidentit, thotë ai.

Sipas raportit sistemi kardiovaskular i Trump është në gjendje të shkëlqyer. Skanimet e barkut ishin gjithashtu plotësisht normale me të gjitha organet kryesore që dukeshin të shëndetshme.

“Nuk ka prova të ngushtimit të arterieve që ndikojnë në rrjedhën e gjakut ose anomalive në zemër ose në enët kryesore. Dhomat e zemrës janë normale në madhësi, muret e enëve duken të lëmuara dhe të shëndetshme, dhe nuk ka prova të inflamacionit ose trombozës. Në përgjithësi, sistemi i tij kardiovaskular është në shëndet të shkëlqyer,” tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026