Balliu: Qeveria ka kordinator për krimin, Shqipëria po vidhet çdo ditë
Deputeti PD-së, Klevis Balliu gjatë fjalës së tij nga foltorja para Kryeministrisë u shpreh se vendi po përballet me një realitet dramatik. Sipas tij qeveria ka kordinator për krimin teksa e lidhi me atentatet më të fundit të regjistruara në vend.
Balliu shprehet se në vend po mbizotëron pasiguria dhe se qeveria mbron vetëm personat e tij të cilët i cilësoi hajdutë. Ai shtoi se DASH dhe Antimafia italiane po faktojnë vërtetësinë e akuzave të opozitës ndër vite.
“Të nderuar miq, i nderuar Kryetar i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha, sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për qytetarët dhe për qëndresën tuaj. Ne përballemi me një realitet dramatik: një qeveri që ka ngritur kordinator për krimin, ndërsa brenda dy javësh në vend janë regjistruar tre atentate.
Kemi përballë një qeveri të mbushur me njerëz të korruptuar, por asnjëri prej tyre nuk do të kishte mundur të vidhte asnjë qindarkë pa miratimin e Edi Ramës. Marrëveshja midis krimit dhe politikës nuk është më akuzë politike është fakt publik i dokumentuar.
Sot pasiguria e jetës në Shqipëri ndihet kudo. Kjo qeveri nuk gjen kohë të mbrojë qytetarët, nuk gjen kohë të mbrojë naftëtarët, minatorët, fëmijët në shkolla apo gjyqtarët në gjykata. Por gjen kohë çdo ditë të mbrojë hajdutët e vet.
Mediat e pushtetit sulmojnë këtë foltore sepse kanë frikë. Kanë frikë nga ju dhe nga ajo që ju përfaqësoni: të vërtetën dhe të drejtën. Prandaj ne jemi të destinuar të qëndrojmë dhe të fitojmë.
Edhe te Bashkia na sulmonin me të njëjtat teza dhe nga të njëjtët njerëz. Ku është sot ai i Bashkisë? Ashtu do të përfundojë edhe Edi Rama. Sot nuk jemi vetëm. Çdo agjenci ndërkombëtare, nga DASH tek Antimafia italiane, po faktojnë vërtetësinë e akuzave tona ndër vite.
Prandaj sot, më shumë se kurrë, vendi ka nevojë për qëndresë dhe përballje. Të bashkohemi në një front të vetëm kundër këtij narko-pushteti”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit