Rasti i 2017-s, Balla: Kur ishte në interesin tuaj, ndryshimet u bënë në një ditë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar sot ndaj akuzave të opozitës për shkelje të Kushtetutës gjatë miratimit të rregullores së re të Kuvendit. Në një deklaratë nga foltorja e Parlamentit, Balla tha se nuk ka asnjë shkelje procedurale apo kushtetuese, ndërsa theksoi se është koha që Kuvendi të ndjekë një axhendë të qartë drejt integrimit europian.
Me ironi, Balla u shpreh se opozita është në unison vetëm kur bëhet fjalë për të mos rënë dakord, edhe kur në të kaluarën ka qenë vetë palë në propozime të ngjashme.
“E vërteta është ndryshe, ne jemi shumë dakord që ju nuk jeni dakord për të rënë dakord me ne. E di si thoni ju, kur ne jemi dakord, Kushtetuta mund të shkelet, ose shkelja nuk është antikushtetuese”, deklaroi Balla.
Duke kujtuar precedentin e vitit 2017, ku sipas tij opozita e atëhershme kishte vepruar në mënyrë të ngjashme me propozimet për ndryshime në rregullore, Balla theksoi se nuk do të ketë asnjë hap pas nga mazhoranca.
“Nuk ka shkelje. Jemi në një fazë që parashikohet si fazë e konstituimit. Duhet të mbyllim kryesinë e komisioneve që nesër të shkojmë tek Konferenca e Kryetarëve. Ne nuk mund të bëjmë teatër”, tha ai.
Balla shtoi se përgjegjësia e mazhorancës është të çojë përpara axhendën e integrimit europian dhe të organizojë punën e Kuvendit sipas kapitujve të Marrëveshjes së Anëtarësimit me BE-në.
“Kemi marrë një mandat që të mbyllim në 2029 anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria ka nevojë për një Kuvend që e përqas axhendën e punës me kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE”, përfundoi Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta