Rasti i abuzimit në Maliq, Marsel Baçi e pranon: Kam kryer marrëdhënie me minorenen
Sot dy të dyshuarit nga ana e prokurorisë për abuzimin e të miturës në fshatin Leminot në Maliq, Marsel Baçi dhe Selam Hyka priten të dalin në orën 13:00 para gjykatës së Korçës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Burime të siguruara nga grupi i hetimit thanë se 16 vjeçarja nga fshati Leminot kishte krijuar një grup në rrjetet sociale ku komunikonte me disa meshkuj, ndërkohë që i akuzuari për shfrytëzim prostitucioni Marsel Baçi ka pranuar për grupin e hetimit se ka kryer marrëdhënie seksuale me 16 vjeçaren, marrëdhënie kjo sipas tij, me dëshirën e vajzës që pak ditë më parë ka akuzuar Baçin dhe Hykën për shfrytëzim prostitucioni dhe marrëdhënie seksuale me dhunë.
Nëna e minorenes është shprehur se grupi që ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj mendohet të jetë më i madh se dy.
Nga ana tjetër familjarët e Marsel Baçit pranojnë komunikimin prej disa kohësh të djalit të tyre me vajzën minorene, ndërkohë nga familja Hyka kanë kundërshtuar faktin se Selam Hyka të ketë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me minorenen.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta