Rasti i pabesueshëm në Itali, mjekët heqin tumorin 70 kg, më i rëndë se pacienti

1 Nëntor 2022 | 18:01

Një operacion për të hequr një tumor beninj me madhësi rekord është kryer në spitalin e qytetit Molinete në Torino.

Mjekët italianë hoqën një tumor ovarian nga një grua e re që peshonte mbi 70 kilogramë, më shumë se sa peshon vetë pacientja tani.

“Nuk ka asnjë precedent në literaturë për një masë tumorale të hequr me peshë të ngjashme. Tumori e kishte mbushur të gjithë barkun e pacientes deri në mushkëri, aq sa ajo nuk merrte frymë”, thonë nga spitali i qytetit.

Gruaja u shpëtua falë një operacioni të dyfishtë që e çliroi nga një formacion shumë i gjerë beninj i zgjerimit të barkut, raporton La Repubblica.

Media italiane shkruan se gruaja javët e fundit kishte shkuar në urgjencë me probleme të frymëmarrjes. Situata ishte shumë e rëndë dhe ajo rrezikonte të vdiste nga ngjeshja që stomaku i shkaktoi në mushkëri dhe organet e barkut.

Operacioni rezultoi i suksesshëm dhe e reja pas katër ditësh u transferua në Repartin Klinik të Dietologjisë dhe Ushqyerjes dhe më pas doli nga spitali.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026