Rasti i veçantë me COVID-19 në Shqipëri, Bino: Pozitiv në 4 testime të njëpasnjëshme
Drejtorja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino gjatë një interviste për ‘Ilva Now’, deklaroi se testimi i parë për COVID-19 në Shqipëri është kryer më 31 janar dhe kanë vijuar përgjatë gjithë muajit shkurt dhe nuk është konstatuar asnjë rast pozitiv.
“Nuk mund të them qe kemi pasur coronavirus në muajin janar pa e vërtetuar atë. I jemi rikthyer dhe do t’u rikthehemi testimeve”, nënvizoi ajo.
Sa u takon rasteve të veçanta, Silva Bino solli në vëmendje një person që është testuar katër herë deri tani dhe në të gjithë rastet ka rezultuar pozitiv.
“Është një rast deri tani që në katër ri testime del pozitiv. Diskutohet dhe sot në botë se si do të veprohet me këta persona, a janë infektues ata? Pasi ka mundësi që ngarkesa e tyre virale të jetë pozitive por ngarkesa të jetë tepër e ulët dhe nuk janë infektues. Ky rast për ne nuk quhet i shëruar, por mendojmë që do të negativizohet”, deklaroi znj. Bino.
Lidhur me pretendimin se, COVID-19 mund të ketë qarkulluar që prej muajit janar në vendin tonë, znj. Bino u shpreh skeptike, por nuk e përjashtoi mundësinë që kjo të jetë e vërtetë.
“Duhet ta vlerësojnë ekspertët nëse janë imazhe të coronavirusit apo të sëmundjeve virale. Gjatë dhjetorit dhe janarit kemi pasur qarkullim masiv të gripit. Ka qenë viti më i vështirë i gripit”, deklaroi drejtorja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP.
Lexoni gjithashtu:
A është zbutur agresiviteti i COVID-19 në Shqipëri, Silva Bino shpjegon në “Ilva Now”
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:35 Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
- 15:34 Kufizime për muajt e verës, Salzburgu ndalon turistët të hyjnë me makinë në qendër të vendit
- 15:28 Rama ndan videon, i mëson një roboti në Gjermani të bëjë shqiponjën dykrenare
- 15:23 Operacion kundër krimit të organizuar, arrestohen 9 persona në Kosovë. Sekuestrohen para, makina dhe armë (VIDEO)
- 15:12 Turistët ‘sfidojnë’ temperaturat në Romë, spërkaten me ujë teksa vizitojnë Koloseun (VIDEO)
- 15:05 Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton ‘rikonstruktim të thellë’, ja ndryshimet e reja