Reagime në RMV për batutën e Ramës, opozita kërkon dorëheqjen e Kovaçevskit

13 Qershor 2022 | 13:00

Një batutë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, mund t’i kushtojë dorëheqjen kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskit

Gjatë samitit për bashkëpunim për evropën juglindore, liderët e shteteve të Ballkanit u mblodhën në Greqi, ku i pranishëm ishte edhe kancelari gjerman Olaf Sholz.

Rama, ndërhyri në përshëndetjen e Kovaçevskit me kancelarin gjerman, duke e prezantuar si Kryeministër të Bullgarisë Perëndimore.

Kovaçevski qeshi me këtë batutë.

Opozitës maqedonase i duket se ky veprim ka poshtëruar vendin. Ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

“Nuk janë nënçmuese vetëm fjalët me të cilat Maqedonia u turpërua dhe ofendua në takimin ndërkombëtar para liderëve ballkanik dhe kancelarit gjerman, por edhe më nënçmuese është fakti që Kovaçevski e përcolli këtë me të qeshura dhe aprovim. Dje kur e prezantonin si kryeministër të Bullgarisë Perëndimore, Kovaçevski nëse kishte një gram dinjitet do të reagonte në mbrojtje të shtetit që e përfaqëson për çka merr edhe pagë nga qytetarët, e jo të qeshë dhe të gëzohet pa lidhje. Çfarë ka për të qeshur dhe për tu gëzuar zotëri Kovaçevski?”, tha Vllado Misajllovski, nënkryetar i VMRO-DPMNE.

Reagimet e ashpra sollën edhe shpjegimin e kryeministrit Rama i cili tha se në fakt po ironizonte bllokadën e vendosur nga Bullgaria.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, shkroi Rama në Twitter.

Bullgaria në vitin 2019 ka bllokuar procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, duke e kushtëzuar konferencën e parë ndërqeveritare me zgjidhjen e dallimeve lidhur me gjuhën, identitetin maqedonas dhe të kaluarën historike, për të cilat thotë se i kanë rrënjët bullgare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti në Greqi: Demokracitë duhet të fuqizohen përballë autokracive dhe sfidave globale

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në edicionin e 28-të të Simpoziumit SYMI që po zhvillohet në Greqi, me temën “Achilles’...
16:44 | 07/07/2026

Policët kosovarë i çojnë të fala Trumpit, i japin dhurata pastorit amerikan

Disa policët kufitarë kosovarë i dërguan të fala presidentit amerikan, Donald Trump, përmes këshilltarit dhe mikut të tij pastorit Mark Burns, të cilin e befasuan...
16:41 | 07/07/2026

Gjykata Supreme rrëzon ankesat, hapet rruga për certifikimin e zgjedhjeve në Kosovë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuara pesë ankesat e paraqitura kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke i...
16:13 | 07/07/2026