Reagimi ndaj fatkeqësive natyrore, mbahet në Shkodër një projekt stërvitor
Në Shqipëri po zhvillohet një projekt stërvitor që ka për qëllim krijimin e një organizmi europian për të siguruar një reagim të përbashkët ndaj fatkeqësive natyrore.
Kjo konferencë planifikuese po mbahet në Shkodër në datat 30 dhe 31 maj dhe do të punojë me përmirësimin e kapaciteteve njerëzore, trajnime dhe informime me banorët e zonave të prekura nga përmbytjet periodike.
Ndërkohë drejtori i AKMC-së, Haki Çako, vlerësoi projektin si një mundësi të mirë për ngritjen e kapaciteteve të agjencisë shqiptare të mbrojtjes civile.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
🤝Së bashku për t’u mbrojtur nga fatkeqësitë natyrore.
Fatkeqësitë natyrore nuk bëjnë dallime mes shtetesh dhe kombesh. Ndaj, për t’u mbrojtur, kombe dhe shtete duhet të bashkohen për t’iu kundërvënë sfidave të natyrës. “Flood North ALB” është një projekt stërvitor që po zhvillohet në 🇦🇱Shqipëri, me qëllim krijimin e një organizimi rajonal dhe europian, për të siguruar një reagim të përbashkët ndaj fatkeqësive natyrore. Ndryshimet klimatike e kanë bërë natyrën më agresive dhe përballjen me të edhe më të vështirë. Fatkeqësitë natyrore, përmbytjet, zjarret, tërmetet etj., asnjëherë nuk janë të kufizuara brenda territorit të një rajoni apo shteti. Dhe po kështu, kundërpërgjigjet nuk duhet të jenë të kufizuara brenda vetëm një shteti.
📍Projekti “Flood North ALB” po organizohet me pjesëmarrjen e vendeve të rajonit të Ballkanit, si dhe vendeve të tjera të Mesdheut dhe BE-së. Ai drejtohet nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile Shqiptare (AKMC) dhe është zgjedhur Shkodra si rajoni ku do të organizohet stërvitja.
Konferenca e Parë Planifikuese, në kuadër të këtij projekti, po mbahet në Shkodër, më datat 30 dhe 31 maj. Ajo do të punojë në përmirësimin e kapaciteteve njerëzore, trajnime dhe informime me banorët e zonave të prekura nga përmbytjet periodike, sikundër është Shkodra. Në pranverën e vitit të ardhshëm, në këtë zonë do të organizohet një demonstrim i një përmbytjeje dhe një operacion menaxhimi për shpëtimin e njerëzve, pronave dhe bagëtive.
Drejtori i AKMC-së, Z. Haki Çako, vlerësoi projektin si një mundësi të mirë për ngritjen e kapaciteteve të agjencisë shqiptare të mbrojtjes civile. “Ky projekt do të ndikojë në ngritjen e bashkëpunimit në nivel rajonal që të reagojmë së bashku ndaj fenomeneve natyrore. Ne jemi pjesë integrale e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane, dhe kemi dhënë kontributin tonë edhe jashtë vendit. Vitin e kaluar, ne ndihmuam në Greqi për neutralizimin e disa vatrave të zjarrit. Por kemi ende shumë për të bërë në rritjen e kapaciteteve tona dhe në bërjen funksionale të një mekanizmi që të na bëjë të reagojmë së bashku ndaj fatkeqësive, pavarësisht se në cilin shtet ndodhin ato,” tha Çako.
Prefektja e Qarkut Shkodër, Znj. Majlinda Angoni, tha se ajo që ndodh mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, në raste përmbytjesh, është dëshmi se si natyra nuk ndan as kombe e as shtete kur godet me fenomenet e saj. Ndaj, bashkimi i forcave dhe kapaciteteve teknike është zgjidhja më e mirë për t’iu kundërvënë agresivitetit në rritje të natyrës.
Ky projekt mbështetet nga Bashkimi Europian.
LEXONI GJITHASHTU:
U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë