Fatkeqësitë natyrore, Shqipëria ka gati strategjinë për zvogëlimin e riskut

24 Shkurt 2023 | 16:06

Shqipëria konsiderohet një nga vendet më të ekpsozuara ndaj fatkeqësive natyrore, qoftë ky tërmet, përmbytje, zjarr apo epidemi. Pikërisht për tu paraprirë dhe reaguar si duhet në situata të vështira qeveria shqiptare ka hartuar të parën strategji kombëtare për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore.

“Kjo strategji, dokument politik i qeverisë shqiptare vjen në sinkron me zbatimin e direktivave të BE për fatkeqësitë natyrore vjen si risi sepse nuk ishte parashikuar kohë më parë. Shqipëria ka identifikuar 6 nga fatkeqësitë kryesore të cilat ekspozojnë vendin tonë sikurse janë përmbytjet, zjarre, tërmeti, rrëshqitja e dherave, bllokimi i rrugëve nga dëbora, fatkeqësitë teknologjike por dhe pandemitë apo sëmundjet infektive masive”- tha Haki Çako, drejtor i agjencisë së emergjencave civile.

Strategjia ka një plan veprimi të shtrirë përgjatë viteve 2023-2030 dhe synon të orientojë investimet në drejtim të paralajmërimit të hershëm,  parandalimit të  fatkeqësive për menaxhimin por edhe rehabilitimin e pasojave  të ardhura nga këto rreziqe.

“Do ti paraprijë planit kombëtar të emergjencave civile I cili është duke u punuar dhe duke u përmbyllur Për të identifikuar dhe për të buxhetuar në të gjitha pikat nevralgjike që ekspozojnë Shqipërinë, çdo institucion në pjesën e buxhetimit do të jetë i qartësuar do të jetë konkret”- shtoi Çako.

31 milion euro të marra në formë kredie nga qeveria italiane do të vihen  në dispozicion të agjencisë së emergjencave civile për të ngritur të gjitha kapacitetet e mbrojtjes civile në Shqipëri.

“Janë parashikuar investime për 61 bashki me të gjitha strukturat përkatëse për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi. Do investohet ngritja e një korpusi të agjencisë kombëtare të mbrojtjes civile Brenda së cilës do funksionoj qendra kombëtare e edukim trajnimit, ngritja e 4 qendrave të njësive të kërkim shpëtimi të specializuar, të destinuar për fatkeqësitë natyror të cilat janë identifikuar në dokumentin e zvogëlimit të riskut njësi të posaçme, për të reaguar në kohë në rastin e fatkeqësisë për kërkim shpëtim”- tha ai.

Strategjia kombëtare e kombëtare për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë natyrore ka nxjerr në pah nevojën për rishikim e stokut të banesave në Shqipëri të ndërtuara jashtë standardeve. Po ashtu në risk të lartë nga tërmetet janë edhe objektet e trashëgimisë kulturore, dhe digat.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026