Reagon Drejtoria e Burgjeve: Kemi nisur hetimin për videon e të burgosurve

2 Maj 2026 | 08:05

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka reaguar në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen disa të burgosur në një nga dhomat e izolimit, duke konsumuar pije, nën sfond muzikor dhe duke kënduar, ndërsa dy prej tyre mbajnë edhe telefona celularë.

Në deklaratën zyrtare, institucioni falenderon gazetarin Flamur Vezaj për publikimin e rastit, duke inkurajuar çdo qytetar apo gazetar që të denoncojë shkelje të ligjit apo cenim të sigurisë në institucionet penitenciare.

Sipas Drejtorisë, personat e shfaqur në video janë identifikuar dhe rezulton se një pjesë e tyre janë liruar ose transferuar përpara muajit janar 2026.

“Menjëherë pas publikimit të videos, është njoftuar Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve dhe kanë nisur procedurat për një hetim të plotë. Ky hetim përfshin jo vetëm personat e identifikuar, por edhe verifikimin e zinxhirit komandues në IEVP Durrës, për të përcaktuar përgjegjësitë në çdo nivel.

Paralelisht, janë intensifikuar kontrollet në institucion, ndërsa gjatë një aksioni të fundit në IEVP Durrës janë sekuestruar 3 telefona celularë, të cilët u përkisnin disa prej personave të përfshirë në video. Ndaj tyre janë marrë masa të menjëhershme, duke u vendosur në veçim dhe duke u proceduar penalisht”, thuhet në njoftim.

Drejtoria thekson se situata aktuale nuk është ajo që paraqitet në video dhe se kontrollet vijojnë në mënyrë të pandërprerë. Sipas saj, gjatë muajit prill dhe edhe në vijim janë zhvilluar kontrolle të befasishme dhe të detajuara në disa institucione të vuajtjes së dënimit.

Në përfundim, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nënvizon se nuk toleron asnjë shkelje, duke theksuar se çdo rast do të trajtohet me masa konkrete, përgjegjësi individuale dhe ndjekje penale, ndërsa siguria në institucionet penitenciare mbetet prioritet i panegociueshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

42 ditë protestë sot, qytetarët mbajnë fjalimet para Kryeministrisë

Ka nisur protesta në Tiranë në ditën e saj të 42-të. Në nisje të saj është kënduar edhe himni kombëtar nga të gjitë protestuesit. Gazetari...
20:16 | 11/07/2026

U gjet i vrarë në aksin rrugor Prekal-Kir, identifikohet viktima. Shkak dyshohet gjakmarrja (EMRI)

Detaje të rej janë zbardhur lidhur me vrasjen e regjistruar në Shkodër. Aleksander Koçeku është personi i cili ka humbur jetën pasditen e kësaj të...
20:15 | 11/07/2026

Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, vritet një person. Detajet e para

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të shtunë në Dukagjin. Fatkeqësisht nga të shtënat ka humbur jetën një person. Policia gjithashtu...
20:02 | 11/07/2026