Reaksion nga vaksina e Pfizer, kërkohet shmangie e medikamentit në raste alergjie

10 Dhjetor 2020 | 07:12

Agjencia rregullatore e barnave në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë thirrje për shmangie të vaksinës anti-covid të partnerëve Pfizer dhe BionTech, në rastet kur personat kanë një histori të gjerë të reaksioneve alergjike.

Një kërkesë e tillë ka ardhur pasi dy punonjës të shëndetësisë në Britani kanë shfaqur një reaksion alergjik nga marrja e medikamentit, në ditën e parë të fillimit të programit të vaksinimit masiv. Reagimi ndaj vaksinës ka qenë i menjëhershëm, megjithatë sipas Shërbimit Shëndetësor Kombëtar dy anëtarët e stafit mjekësor janë duke e rimarrë veten.  

Kompania Pfajzer, ashtu sikurse edhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar, ka bërë me dije se personat të cilët kanë një histori alergjie janë përjashtuar nga grupet që do të marrin vaksinën, pasi një rezultat i ngjashëm ka dalë edhe në fazat e vona të testimit të medikamentit.  

Sipas ekspertëve, në 0.63 përqind të personave që kanë marrë vaksinën e prodhuar nga Pfajzer dhe BionTech, kanë pasur reaksion alergjik në fazat e testimit të medikamentit. Ky rezultat sipas analistëve nuk përbën kërcënim, si dhe nxjerrin në pah se situata është nën kontroll.   

 “Fakti që ne e morëm vesh kaq shpejt për këto dy reaksione alergjike dhe se Agjencia Rregullatore e Barnave në Britani ka reaguar në lidhje me këtë për të dhënë këshilla paraprake, tregon se sistemi i monitorimit është duke funksionuar”,  Peter Openshaw, PEDAGOG I

Pas aprovimit emergjent të medikamentit në Mbretërinë E Bashkuar, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë me dije se efikasiteti i vaksinës anticovid të partnerëve Pfajzer dhe BionTech kanë plotësuar pritshmëritë për autorizim të menjëhershëm.

Lexoni gjithashtu:

Berlini bën gati qendrat që do të shërbejnë për vaksinimin e qytetarëve

Vaksinat antiCOVID, sulm kibernetik Agjencisë Evropiane të Mjekësisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026