Real Madrid pëson humbjen e parë në kampionat, Barcelona zbret sot në fushë
Reali i Madridit ka regjistruar humbjen e parë sezonale, teksa u mposht nga Rajo Vajekano 3-2.
Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa fitorja e vendasve në derbin madrilen u vendos nga Treho në minutën e 67’.
Me këtë humbje, galaktikët zbresin në vendin e dytë, ndërkohë Barcelona ngjitet në krye me 34 pikë.
Trajneri Karlo Ançeloti shprehu pakënaqësi sa i përket performancës së lojtarëve të tij.
“E dinim që ata do të luanin në këtë mënyrë, ishin më të fortë në duele. Kjo është një natë e keqe, asgjë më tepër. Vinicius humbi dy apo tre raste, të cilat zakonisht i shënon, Asensio luajti mirë. Në mungon freskia dhe është diçka normale pas kaq shumë ndeshjesh. Jemi në fazën e 1/16 në Champions dhe po bëjmë mirë në La Liga”, u shpreh ai.
Këtë mbrëmje në fushë zbret dhe Barcelona e cila përballet me Osasunën. Blaugranët vijnë me 5 mungesë, ndërkohë ndeshja cilësohet e vështirë për faktin se kundërshtarët renditen në vendin e 5 në kampionat dhe kërkojnë të konfirmojnë zonën Europë.
LEXONI GJITHASHTU
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve