Real Madrid rikthehet te fitorja, vihet në ndjekje të Barcelonës
Reali i Madridit siguroi fitoren e 12-të në kampionatin spanjoll në 17 javë të luajtura, teksa kundërshtari i radhës ishte Alaves.
Sfida u dominua nga Los Blancos, të cilët nuk mundën ta mbajnë portën të paprekur, duke pësuar një gol nga vendësit.
Futbollisti i momentit për skuadrën e Xabi Alonso është Kylian Mbappe, i cili shënoi golin në minutën e 24-të të fraksionit të parë dhe kaloi përpara të tijët.
Alaves provoi disa herë të rrezikonte dhe e konkretizoi në pjesën e dytë, ku Vicente, i ardhur nga stoli, riktheu ekuilibrat.
Nuk do të vononte shumë reagimi i Los Blancos, të cilët gjetën fitoren me brazilianin Rodrygo, duke vulosur rezultatin 1-2.
Madrilenët marrin 3 pikët e radhës dhe qëndrojnë në vendin e dytë, 4 pikë pas bluagranëve që kryesojnë garën.
Sa i përket Barcelonës, ata fituan 2-0 përballë Osasunas në shtëpi. Të dy golat erdhën në pjesën e dytë me autor brazilianin Raphinha, i cili që prej rikthimit pak javë më parë po kalon një formë fantastike me Barcelonën.
Aktualisht, të besuarit e Hansi Flick numërojnë 14 fitore, 1 barazim dhe 2 humbje në kampionat dhe renditen të parët.
LEXONI GJITHASHTU:
Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Rekord i ri i temperaturave, qershori 2026 më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore
- 19:56 Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:45 Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
- 19:35 Rekrutimi i të riut në ushtri, përleshje të egra midis civilëve dhe ushtarëve ukrainas në Lviv (VIDEO)
- 19:23 Libani vijon bisedimet me Izraelin për të filluar tërheqjen ushtarake
- 19:16 Rekord i ri i temperaturave, qershori 2026 më i nxehti i regjistruar në Evropën Perëndimore
- 19:08 Pakistani dhe Katari po punojnë për të rikthyer Iranin dhe SHBA-në në tryezën e negociatave