Reali i afrohet Barcelonës, mposht Cadizin

11 Nëntor 2022 | 07:40

Kampioni i La Ligas, Real Madridi ka arritur të arkëtojë pikët e plota në përballjen me Cadizin, duke iu afruar në vetëm dy pikë liderit të tabelës, Barcelonës.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Real Madridi e ka mposhtur Cadizin me rezultat të ngushtë 2:1, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi mbrojtësi brazilian, Eder Militao i cili kaloi Realin në epërsi në minutën e 40’ të ndeshjes.

Kampioni evropian arriti ta gjejë edhe golin e dytë të ndeshjes kundër Cadizit, ku Toni Kroos shënon një super gol në minutën e 70’.

Skuadra e Cadizit arriti ta ngushtojë epërsinë e Realit në 2:1 falë golit të Lucas Perez në minutën e 82’, por që nuk ishte i mjaftueshëm.

Reali triumfon me rezultat 2:1, dhe ngjitet në kuotën e 35 pikëve, dy sosh më pak se lideri i tabelës, Barcelona, ndërsa Cadizi zë vendin e 19 në tabelë me vetëm 11 pikë të arkëtuara.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zyrtare, Allegri emërohet trajner i Napolit

Massimiliano Allegri është zyrtarisht trajneri i ri i Napolit, pasi klubi italian konfirmoi emërimin e teknikut 58-vjeçar me një kontratë që do ta mbajë në...
12:03 | 03/07/2026

Portieri i Spanjës, Unai Simon, thyen rekordin botëror Guinness në Kupën e Botës

Unai Simon i Spanjës kishte dy arsye për të festuar të enjten në mbrëmje. Portieri jo vetëm që e pa skuadrën e tij të kualifikohej...
11:59 | 03/07/2026

“Filloni t’i thoni lamtumirë”, motra e Ronaldos lajmëron largimin e tij nga kombëtarja pas Kupës së Botës (VIDEO)

Cristiano Ronaldo po përgatitej për ndeshjen vendimtare të Portugalisë kundër Kroacisë në raundin e 1/16 të Kupës së Botës, por pak para fillimit të saj,...
11:00 | 03/07/2026