Reali këmbëngul për Bellingham, mes dëshirave edhe Samuele Ricci

17 Prill 2023 | 13:31

Reali i Madridit është një nga skuadrat më të kompletuara në botën e futbollit, por sërish drejtuesit e klubit mendojnë a përforcojnë edhe më tepër grupin.

2 janë synimet e vendosura për merkaton e ardhshme të transferimeve, Bellingham dhe Ricci. Të dy aktivizohen në reparti ne mesfushës, njëri tek Dortmundi dhe tjetri tek Torino.

Bellingham është një nga lojtarët më të kërkuar ne Europë, ku pas tij janë vendosur disa skuadra si Reali, Manchester City, Manchester United apo Barcelona.

19-vjeçari prej 3 vitesh është pjesë e verdhezinjve ku numëron 87 paraqitje, ndërsa ka shënuar 8 gola. Plani i madrilenëve është rinovimi i skuadrës, kryesisht në mesfushë ku dyshja Modric-Kroos ka një moshë relativisht të madhe, ndaj në vijim duhen gjetur zëvendësuesit e tyre. Duket se as Camavinga e as Tchouameni nuk mund ta marrin përsipër një peshë të tillë.

Një rol të tillë ka dhe mesfushori Samuele Ricci, 21-vjeçari që aktivizohet tek skuadra e Torinos në Itali. Ricci preferohet nga drejtuesit madrilenë, ndërsa pohojnë se mund të përshtatet shpejt në skuadër. I dalë nga academia e Empolit, tanimë pjesë e torinezëve prej 1 sezoni, i riu është në orbitën e disa skuadrave evropiane. Në vijim pritet të ketë dhe diçka serioze me dy lojtaret e kërkuar nga klubi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026