Reali leksion Barcelonës, madrilenët fituan 0-4
Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit ka rezultuar një spektakël nga madrilenët, të cilët janë finalistët e kupës së mbretit.
Të besuarit e Carlo Ancelottit mposhtën Barcelonën me rezultatin e thellë 0-4, ndërsa njeriu i ndeshjes ishte Benzema me një tripletë.
Francezi shënoi 3 herë në rrjetën e Ter Stegen, duke mos i lënë asnjë shans këtij të fundit, i cili zhvilloi një paraqitje të mirë.
Goli i parë i përballjes erdhi nga Vinicius Junior në pjesën e parë, duke barazuar rezultatin në total për të dyja ndeshjet. 5 minuta nga pjesa e dytë Benzema do të dyfishonte avantazhin, ndërsa në vijim shënoi dhe 2 gola të tjerë, për të hipotekuar tripletën dhe vulosur kualifikimin.
Blaugranët arritën të ishin të suksesshëm vetëm në qarkullimin e topit, por që vlejti vetëm për statistikë. Kështu Reali i Madridit mbërrin në finale e kupës së mbretit, aty ku do të përballet me Osasunën, e cila në fazën paraardhëse eliminoi Atletik Bilbaon. Një triumf i galaktikëve në finale do të shënonte trofeun e 20 në kupë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 20:20 Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë
- 20:06 “Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen
- 20:05 Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE
- 19:54 Trump: Sanksionet ndaj Rusisë mund të zgjerohen, do të synojmë edhe Iranin dhe Hezbollahun