Osasuna në finale të kupës, Barcelona përballet me Realin e Madridit
Osasuna është finalistja e parë e kupës së mbretit në Spanjë, arritja e vetme për këtë skuadër që nga viti 2005. Skuadra e drejtuar nga Arasat mposhti eleminoi në gjysmëfinale Bilbaon, ku ndeshje e parë u fitua minimalisht, ndërsa në të dytën barazim në shifrat 1-1. Inaki Ëilliams kaloi në avantazh Bilbaon, ndërsa në minutën e 116, një supergol i Ibanez solli barazimin që u përkthye në kualifikim.
Kundërshtari i Osasunës në finale do të jetë një mes Reali dhe Barcelonës, ndërsa mbrëmjen e së mërkurës në Kamp Nou zhvillohet El Klasiko. Ndeshja e pak ditëve më parë e zhvilluar në Bernabeu u vendos nga një autogol i Militaos, ndërsa kualifikimi vuloset në ndeshjen e kthimit.
Mungesat vështirësojnë disi punën e trajnerit Xavi, me katalanasit të cilët nuk kanë në dispozicion Pedrin, De Jong, Kristensen dhe Dembele. Në anën tjetër vetëm Ferland Mendy. Në 10 përballjet e fundit 5 janë fituar nga madrilenët dhe 5 nga katalanasit, statistika që tregojnë barazinë mes tyre. Barcelona gjithashtu është skuadra që e ka fituar më së tepërmi kupën e mbretit, plot 31 herë, ndërsa Reali i Madridit 19 herë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Kupa e Mbretit | Reali përballet me Barcelonën, Osasuna kundër Athletic Bilbao
- Real vetëm një pikë kundër Osasunës, Benzema humbi penalltinë
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump