Reali në krye të La Liga, Betis ndal Gironën, fiton edhe Majorka e Muriqit
Gara për kreun në kampionatin spanjoll sa vjen e bëhet më e bukur, me dy skuadra të cilat nuk kanë ndërmend ti lëshojnë terren njëra-tjetrës.
Reali i Madridit dhe surpriza e sezonit Girona po luftojnë bashkë se cila prej tyre do të fitojë trofeun, edhe pse është ende shpejt.
Të besuarit e Ancelottit janë rikthyer sërish në krye, pas hapit fals të Gironës ndaj Betis. Galaktikët nuk e patën aspak të lehtë 90 minutëshin e fundit në transfertë, teksa u ndëshkuan edhe me karton të kuq, trajneri Ancelotti dhe mbrojtësi Nacho. Ndeshja thuajse po shkonte drejt një barazimi pa gola, porn ë minutën e 92’ ishte Lucas Vasquez që ndali topin në rrjetë duke regjistruar kështu fitoren e 14 në këtë sezon të La Liga për Realin.
Më këtë rezultat, është Girona ajo që zbret e dyta edhe pse skuadrat janë me pikë të barabarta. Këta të fundit barazuan me Betis në transfertë 1-1. Pjesa e parë u mbyll në avantazhin minimal falë golit të Dovbyk, ndërsa në fraksionin tjetër ishin vendësit që barazuan me Pezzellën 2 minuta para fundit të kohës së rregullt. Në sfidat e tjera Mallorca mposhti Osasunën 3-2, ndërsa Cadiz barazoi pa gola me Sociedadin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta