Reali nuk heq dorë nga Mbappe, i ofron 23 milionë paund në vit

30 Dhjetor 2023 | 18:14

Mbappe është padyshim lojtari më i përfolur në merkaton e transferimeve, jo vetëm për klasin që ka si futbollist, por edhe për situatën në të cilën gjendet tek PSG. 25-vjeçari kërkohet me ngulm nga Reali Madridit, me klubin spanjoll që tashmë dalëngadalë po përgatit kushtet për lojtarit. Një pagë prej 23 milionë paundësh në sezon është ajo çka deri më tani është zyrtare, por fjalën e fundit e ka vetë Mbappe. Ditëve të fundit është bërë me dije se marrëdhëniet me drejtuesit e klubit francez janë rregulluar, gjithsesi largimi mbetet një opsion.

Gara në merkaton e transferimeve ka nisur, me ekipe si Manchester City, Arsenal, Juventus etj të cilat kanë shpalosur objektivat. Topçinjtë nuk janë të kënaqur nga ajo cka ofensiva e tyre po prodhon, e në këtë situatë kanë 3 emra në listë. Lautaro nga Inter, Osimhen nga Napoli dhe Boniface i Leverkusen, ndërsa i kanë hapur derën ofertave për Emil Smith Rowe, Nketiah dhe Ramsdale. Edhe rivalët e qytetit, Tottenham kërkon përforcime në merkato, kryesisht në repartin ofensiv që fut ujë.

Dragusin nga Genoa është objektivi kryesor, lojtar i cili kërkohet me ngulm nga tekniku Postecoglu. Juventus dëshiron afrimin e Kelvin Philips, ndërsa topi është në anën e Manchester Cityt, një akord mes palëve i hapte rrugë kalimit të mesfushorit drejt Torinos. Krahas këtij afrimi, pritet dhe një largim dhe bëhet fjalë për Kean, të cilin bardhezinjtë ia ofrojnë Arsenalit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026