Bellingham përmbys Barcelonën, Reali i Madridit rimerr kreun
El Klasiko e së shtunës ka shkuar në favor të Realit të Madridit, i cili vijon të thellojë hendekun në përballjet direkte me Barcelonën në kampionat, plot 78 fitore. Përballja e zhvilluar në Stadio Olimpico u fitua nga madrilenët me rezultatin 1-2 edhe pse niveli i ndeshjes nuk ishte i njëjtë me atë të epokës Messi-Ronaldo.
Pjesa e parë ishte më e mirë për blaugranët të cilët gjetën avantazhin me Ilkay Gundogan, pas një gabimi në prapavijën madrilène.
NË fraksionin e dytë, Reali shtoi intensitetin e lojës, i cili u pasqyrua dhe në rezultat, ku në minutën e 68’ Bellingham provoi me një predhë nga distance duke shtangur Ter Stegen e ndalur topin në rrjetë.
Minutat në vijim, treguan një Real edhe më kërcënues, por goli i përmbysjes do të vinte në minutat shtesë, aty ku sërish ylli britanik do të realizonte pas një krosimi të ardhur nga e djathta e i devijuar nga Modric. Bellngham një hero për ekipin e Ancelottit solli fitoren në El Clasicon e luajtur përpara 50 mijë të pranishmëve.
20-vjecari numëron 10 gola këtë sezon dhe 2 asiste në kampionatin spanjoll, ndërsa Reali u rikthyer në krye të tabelës së klasifikimit, duke zbritur në vendin e dytë Gironën. Barcelona qëndron në vendin e tretë me 24 pikë të grumbulluara. Kjo ishte humbja e parë për katalanasit në kampionat këtë sezon, pas 7 fitoresh dhe 3 barazimesh.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dy persona godasin me grushte punonjësin e policisë në Kamëz, njëri në pranga
- Basha viziton familjen e persekutuar në Koplik: PD është e penduar për vonesën…
Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së