Reali ‘shuplakë’ Liverpool-it, madrilenët pranë fazës çerekfinale
Reali i Madridit ka rrëmbyer një fitore spektakolare ndaj Liverpoolit në Anfield. Galaktikët zhvilluan një paraqitje të jashtëzakonshme, duke hedhur kandidaturën si pretendentët kryesor për fitimin e trofeut.
Paraqitja ndaj të kuqve në Ligën e Kampionëve tregoi një ‘kockë’ të fortë, ku edhe pse Liverpooli kaloi në avantazh fillimisht me Nunez dhe më pas me Salah, arriti të rikuperonte gjithçka.
Dygolëshi i Vinicius Zhunior solli barazpeshën e përkohshme. Minutat në vijim, shoku psikologjik në anën e vendasve, bëri që të shënoheshin dhe 3 gola të tjerë nga Reali. Me nisjen e pjesës së dytë Militao kaloi për herë të parë në avantazh Realin, ndërsa dopieta e fituesit të Topi të Artë Benzema vulosi fitoren 2-5.
Në Gjermani, Napoli hodhi një hap të madh drejt çerekfinaleve të Uefa Çempions Lig, pasi mposhti Frankfurtin vendas 0-2. Në pjesën e parë ishte sulmuesi gjeorgjian që humbiu një 11 metërsh, por i përhershmi Osimhen zhbllokoi rezultatin.
Në minutën e 65’, Di Lorenco shënoi golin që vulosi triumfin, duke u dhënë më tepër qetësi të tijve për ndeshjen e kthimit. Një paraqitje të jashtëzakonshme dhuroi dhe qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani.
“Fitore e rëndësishme”, flet “heroi” i Egnatias, Gruda: Golin ia dedikoj familjes
Xhaferi optimist për kualifikimin e Vllaznisë në Letoni, shmang komentet për Grudën
“Mbrojtësi më i mirë në Shqipëri”, Deliallisi: Vllaznia, goditje të madhe me Jazxhi
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë