Rebelët e Huthit: Kemi sulmuar 6 anije me dronë dhe raketa në 72 orët e fundit

26 Mars 2024 | 19:08

Lëvizja rebele jemenase Huthi tha më 26 mars se ka sulmuar gjashtë anije me dronë dhe raketa gjatë 72 orëve të fundit.

Sulmet, sipas Huthëve, u kryen në Gjirin e Adenit dhe Detin e Kuq.

Rebelët e Huthit kanë sulmuar anijet Maersk Saratoga, APL Detroit, Huang Pu dhe Pretty Lady, që i identifikuan si anije amerikane apo britanike, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Sarea.

Sarea shtoi se grupi po ashtu ka sulmuar dy luftanije amerikane në Detin e Kuq dhe qytetin Eilat të Izraelit.

Nuk është e qartë nëse ndonjëri nga këto caqe është sulmuar me dronë apo raketa.

Huthit kanë nisur sulmet ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq në nëntor në shenjë solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste, shkruan REL.

Sulmet e Huthëve, që mbështeten nga Irani, ka shkaktuar pengesa në tregtinë botërore, pasi nëpër Detin e Kuq kalon një rrugë e rëndësishme tregtare.

SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar në shenjë hakmarrjeje sulmojnë caqet e Huthëve në Jemen dhe rebelët jemenas kanë thënë se edhe anijet amerikane dhe britanike janë caqe legjitime për ta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026