Rebelët Huthi sulmojnë dy anije në Detin e Kuq
Dy anije dyshohet se janë sulmuar nga rebelët jemenas, Huthi, në Detin e Kuq, thanë autoritetet. Anijet u sulmuan afër vendit ku ekipet po tentojnë të shpëtojnë një cisternë të mbushur me naftë, e cila ende është e përfshirë nga flakët, pasi u sulmua nga rebelët jemenas në gusht.
Sulmet besohet se janë të fundit në fushatën e rebelëve që mbështeten nga Irani, e që kanë penguar kalimin e mallrave, në vlerë prej 1 trilion dollarësh, përmes Detit të Kuq.
Rebelët Huthi po kryejnë sulme ndaj anijeve për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, në Gazë. Sulmet e rebelëve po ashtu kanë penguar dërgesat e ndihmës për Sudanin dhe Jemenin, shtete të përfshira në konflikt.
Ndërkaq, përpjekjet për të shpëtuar cisternën me naftë të përfshirë nga zjarri ende po vazhdojnë, teksa ka shqetësime se djegia e saj mund të shkaktojë katastrofë ekologjike, pasi në bordin e cisternës janë 1 milion fuçi me naftë të papërpunuar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Ushtria amerikane shkatërron anije patrulluese të rebelëve të Huthit
- Rebelët Huthi: Kemi kryer sulme të reja ndaj anijeve në Mesdhe, Detin e Kuq e Arabik
Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet