Ushtria amerikane shkatërron anije patrulluese të rebelëve të Huthit

14 Qershor 2024 | 08:22

Ushtria amerikane tha të enjten vonë se i ka shkatërruar dy anije patrulluese, një anije pa ekuipazh dhe një dron të rebelëve Huthi në Detin e Kuq, në vazhdën e përpjekjeve për rrënimin e kapaciteteve të grupit të mbështetur nga Irani.

Lëvizja Huthi, e cila i kontrollon pjesët më të populluara të Jemenit, i sulmoi anijen e mallrave Verbena në Detin Arabik, si dhe anijet e Seaguardian dhe Athina në Detin e Kuq, tha të enjten zëdhënësi i grupit të mbështetur nga Irani, Yahya Saree.

Sulmi ndaj Verbenas shkaktoi zjarr dhe e plagosi rëndë njërin prej anëtarëve të ekuipazhit të saj, tha Komanda Qendrore e SHBA-së.

Rebelët i shkrepën dy raketa balistike kundër anijeve në Detin e Kuq nga një zonë e kontrolluar nga Huthi në Jemen, tha Komanda Qendrore, duke shtuar se nuk kishte dëme apo të plagosur nga ky sulm.

Rebelët Huthi kanë kryer sulme ndaj anijeve në brigjet e Jemenit prej nëntorit të vitit të kaluar. Ata thonë se po i kryen këto sulme në shenjë mbështetjeje për palestinezët në Rripin e Gazës, të cilët janë duke u përballur me një luftë tashmë tetëmujore me Izraelin.

Komanda Qendrore e SHBA-së tha se “do të vazhdojmë të veprojmë me partnerët tanë për t’i mbajtur përgjegjës huthët dhe për t’i dobësuar kapacitetet e tyre ushtarake”.

Sulmet e këtij grupi të mbështetur nga Irani janë duke e penguar transportin tregtar global, duke i detyruar kompanitë të marrë rrugë të gjata dhe më të kushtueshme përreth Afrikës jugore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026