Fredi Beleri: Ja çfarë më tha Mitsotakis në telefon pasi u zgjodha eurodeputet

14 Qershor 2024 | 07:57

Fredi Beleri kryebashkiaku i zgjedhur por jo i betuar i Himarës ishte të enjten në një intervistë telefonike për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku zbuloi se çfarë kishte biseduar me kryeministrin e Greqisë, Mitsotakis në një telefonatë të zhvilluar të hënën.

Ai tha se kryeministri grek e kishte uruar për  emërimin e tij si eurodeputet në Parlamentin Europian dhe i kioshte thënë se tashmë do të jenë bashkë për të treguar problemet për çështjen e Himarës.

“Të hënën zoti Mitsotakis më mori në telefon për të më uruar pas lejes së posaçme që kishte marrë nga SPAK dhe të martën u bë mbledhja e Eurodeputetëve të demokracisë së re të zgjedhur dhe prap me leje mu dha mundësia të marr edhe unë pjesë në mbledhje”,-tha Beleri

Më përgëzoi për fitoren. Më tha që ishte i kënaqur me rezultatin dhe me përepjkjen që bënë njerëzit e mi në fushatë. Më tha që këtej e tutje do të jemi të gjithë bashkë për të treguar problemet për çështjen e Himarës, mbi çështjet e shtetit ligjor në Shqipëri dhe për përpjekjen tonë për të përmirësuar marrëdhënien mes dy shteteve”,-tha Beleri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026