Eurodeputet apo kryebashkiak i Himarës? Beleri: Nëse Apeli më jep pafajësi…
Kryetari i zgjedhur i Himarës , Fredi Beleri i cili është tashmë edhe deputet në Parlamentin Europian, ishte në një intervistë telefonike nga burgu për “Now me Erla Mëhillin” ku tha se nëse Apeli do e shpallë të pafajshëm ai do zgjedhë të jetë kryebashkiaku i Himarës, për të cilin populli e ka votuar.
Në mbledhjen e parë të eurodeputetëve me Mitsotakisin ai mori pjesë online me leje të posaçme. Beleri tha se ai ka besim te drejtësia dhe se nëse nuk do e gjejë në Shqipëri të drejtën e tij do e kërkojë atë në Strasburg.
“Të martën u bë mbledhja e parë dhe me leje mu dha mundësia të marr pjesë në mbledhje. Këtu personeli më sillet me profesionalizëm. Jam si gjithë të tjerët. Në mbledhje mora pjesë me leje.
Mitsotakis më përgëzoi për fitoren dhe më tha se ishte i kënaqur. Unë jam një nga deputetët grekë dhe do kem të njëjtat politika me ta në Parlamentin Europian. Gjithashtu unë jam edhe shqiptar e do mundohem të bëj kontributin tim. Për mua Shqipëria nuk është Edi Rama,-tha Beleri.
I pyetur nëse do të zgjidhte të ishte eurodeputet apo kryebashkiak i Himarës, Beleri u përgjigj:
“Nëse dal i pafajshëm unë do zgjedh Bashkinë e Himarës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tensione te Komisariati Nr. 3, protestuesit thyejnë xhamat, policia ndërhyn me makinën e ujit
Arkivoli në protestë, Balla tregon kush e solli dhe sulmon Berishën: E ka bëre 28 vite më parë
Dita e 35-të e protestës, qytetarët, aktivistët dhe diaspora nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 07:58 Anglia “i falet” dopietës së Bellingham dhe mund Meksikën
- 07:57 Haaland shokon Brazilin, Norvegjia kualifikohet në çerekfinale
- 07:54 Rusia bombardon sërish Kievin në prag të samitit të NATO-s, ndërtesa banimi në flakë dhe banorë të evakuuar
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin