U zgjodh eurodeputet, Mitsotakis telefonon Belerin në burg. Suli: Mbledhje në Zoom

11 Qershor 2024 | 09:00

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i cili fitoi mandatin e eurodeputetit me partinë Demokracia e Re në Greqi, Fredi Beleri, ka zhvilluar ditën e djeshme një bisedë telefonike me kryeministrin e vendit fqinj, Kyriakos Mitsotakis.

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, tha se Mitsotakis e ka uruar Belerin për fitoren dhe kanë nisur të organizojnë strategjinë politike për europarlamentarët.

Në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ai tha gjithashtu se ditën e sotme, në orën 09:00 Beleri dhe të gjithë europarlamentarët e zgjedhur grekë do të zhvillojnë një bisedë në platformën Zoom me kryeministrin Mitsotakis, për të cilën ai ka marrë leje nga SPAK.

“Nuk e pengon dënimi i gjykatës mandatin e eurodeputetit. Ligji i referencës që Beleri është zgjedhur është kodi zgjedhor grek. Kodi zgjedhor grek nuk ka ligj dekriminalizimi, sepse nuk ka asnjë kryeministër që fut kriminelë në Parlament.

Beleri ka filluar të sillet që sot si eurodeputet. Ka pasur një telefonatë me leje të SPAK nga kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis. Ka folur, e ka uruar për fitoren, e ka përshëndetur dhe kanë nisur të organizojnë punën për strategjitë politike për europarlamentarët.

Nesër në orën 09:00 ka një mbledhje në platformën Zoom të të gjithë europarlamentarëve grekë fitues me kryeministrin. Është marrë leje e rregullt nga SPAK. Beleri tani është europarlamentar dhe nuk mund ta pengojnë me me vullnete rilindase”, tha Suli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026