“Populizëm, kur të të vijë shteti do e shohësh”, Bylykbashi kapet me Shehajn
Agron Shehaj dhe Oerd Bylykbashin debatuan në emisionin Now në Euronews Albania lidhur me mënyrën si po funksion drejtësia në Shqipëri.
Sipas Shehajt, vendi ka pasur vetëm 2 nga tre pushtet dhe fakti që tani kemi një sistem gjyqësor që po funksionin na habit.
“Modeli që ne duhet të zbatojmë është ndarja e pushteteve, është gjëja më e rëndësishme për të funksionuar drejtësia. Tani që kemi gjyqësorin dhe kjo na habit, mos të harrojmë që jemi një nga vendet më të korruptuara në Evropë dhe drejtësia nuk po vepronte fare. Mos të ngatërrojmë modelin me dëmet kolaterale që mund të ketë. SPAK nuk ka rënë nga qielli, ka dalë nga vendi më i korruptuar”, tha Shehaj.
Për Oerd Bylykbashin, populizmi me temat e drejtësisë është shumë i rrezikshëm. Sipas tij, vendit i mungon sistemi i drejtësisë.
“Detyrën për t’u provuar i pafajshëm e ka prokuroria para gjykatës, këtu nuk funksionin këtu, këtu te ne ka më shumë arrestime se sa dënimi, me këto teza që drejtësia nuk ka qenë, po sot ka drejtësi… Nuk ka të meta, mungon sistemi i drejtësisë, kur kura është më dëmshme se sëmundja… Kemi një sistem që po degradon në sytë e çdo profesionist dhe hallexhiu që i bie halli të shkojë në gjykatë. Ditën që do të të vijë shteti, me teorinë që 9 kriminelë i futëm brenda po për të bërë dhjetëshen do të fusim edhe ty, bie ajo, më mirë 9 të fajshëm jashtë se 1 i pafajshëm brenda”, tha Bylykashi.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës