“Recetat pa rimbursim, abuzive”- Toma: Mjekët i plotësojnë me shkrim dore
Mjekët sot nuk kanë një recetë tip, për të përshkruar barnat që iu japin qyetarëve pa rimbursim. Edhe pse e parashikuar në ligj, kjo recetë ende nuk është hartuar dhe për pasojë, mjekët vazhdojnë të plotësojnë recetat me shkrim dore.
Por farmacistët, ankohen se mjekët abuzojnë duke përshkruar emrat tregtar të barnave dhe jo principin aktiv.
Edhe më alarmat është fakti se në disa raste për shkak të shkrimit të mjekut, farmacisti ka ngatërruar barin që i ka dhënë pacientit duke i riskuar jetën.
Në këto kushte farmacistët i kanë kërkuar Minsitrisë së Shëndetësisë që të plotësoj kuadrin ligjor duke formuluar recetën tip që do të rregullonte të gjitha anomalitë dhe abuzimit e bëra aktualisht.
“Barnat jepen kundrejt një dokumenti që ne e quajmë recetë. Por nuk është ky formati i miratuar. Mungesa e formatit tip jep ç’rregullime në funksionimin e shërbimit farmaceutik, në saktësinë e përdorimit të barnave.
Gjejmë receta që kanë të pasqyruara elementë reklame, që favorizojnë në mënyrë të padrejtë një produkt kundrejt një produkti tjetër. Në të shkruar nuk përmbajnë principin aktiv të barit, por emrin tregtar dhe elementë që janë të ndaluar. Problemi më i madh është në mosdeshifrimin e barit”, tha farmacistja Diana Toma.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta