Reciprociteti i targave, Haxhiu: Qytetarët e kanë parë aktin e Kurtit si pjesë të fushatës elektorale
Sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për targat.
Në lidhje me reciprocitetin e targave, analisti Baton Haxhiu tha në emisionin “Shock” se Albin Kurti ka bërë një veprim racional, por në kundërshtim me deklaratat e tij të mëparshme.
Analisti Haxhiu tha se ky akt është parë nga qytetarët e Kosovës si pjesë e fushatës elektorale, gjë që do e dëmtojë, sipas tij, Vetëvendosjen në zgjedhjet lokale në Kosovë.
“Kur një qytetar i Kosovës sheh këtë përballje, i shkaktohet një frikë. Nga sondazhet del se 19,6% e qytetarëve në Kosovë, e kanë trajtuar këtë fenomen si të tepërt dhe si pjesë të fushatës zgjedhore dhe mund ta ndryshojnë votën në zgjedhjet lokale, pas 13 ditësh”, u shpreh Baton Haxhiu.
Analisti tha se Albin Kurti e ka të vështirë ta “rikthejë autoritetin”, pasi veprimet e tij dhe të Vetëvendosjes janë të kundërta me ato që ka deklaruar dhe për të cilat i ka votuar populli në Kosovë.
“Kjo që po bën tani është shkelje e të gjitha atyre që ka deklaruar më herët, sjellje si politikan i zakonshëm dhe një frikacak kryeministër”, tha Baton Haxhiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve