Reciprociteti, Kurti: S’ka vend për tensione dhe destabilizim

31 Korrik 2022 | 14:11

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, deklaroi se nuk ka vend për tensione e destabilizim të situatës për shkak të vendimit të nesërm për reciprocitet me Serbinë për letërnjoftimet dhe targat e automjeteve.

Në një deklaratë për mediat, Kurti tha se pret që gjithçka të shkojë mirë, ndërsa paralajmërimet e Beogradit për tensionime, tregojnë më shumë për ata sesa për Kosovën.

“Nuk ka vend për tension. Nuk ka mundësi për destabilizim sepse po bëhet diçka që legjitime, diçka legale. Ata që flasin për dhunë, ata që flasin për bllokime, ata që flasin për destabilizim, ata që flasin për tensione, flasin për vete. Nuk flasin për neve. Ata flasin për vete.

Ne jemi republikë demokratike, parlamentare, paqësore dhe besoj që gjithçka do të shkojë siç është më së miri, ndërkaq edhe një herë përfitoj nga rasti që t’i ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët kanë targa të kohës së Millosheviçit që t’i konvertojnë në targa legale e legjitime me akronimin e vendit tonë, të shtetit tonë të përbashkët, RKS”, theksoi Kurti.

Më herët, Vuçiç e cilësoi si të pakuptueshme vendimin e qeverisë së Kosovës për reciprocitet për targat e automjeteve dhe dokumentet.

Ai  paraqitur disa foto gjatë konferencës për shtyp në Beograd, ku në njërën prej të cilave ishte një bluzë me hartën e Kosovës dhe mbi të flamuri serb me mbishkrimin ‘нема испоруке’, që do të thotë nuk heqim dorë.

Nga data 1 gusht deri më 30 shtator 2022, në Kosovë do të fillojë organizimi i procesit për regjistrimin e targave ilegale në ato “RKS”, në të gjitha Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve.

Gjithashtu, nga e hëna, shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

BE ndaj institucioneve të Kosovës: Ndaleni menjëherë rrënimin e villave në Ujman!

Bashkimi Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të ndërpresin menjëherë rrënimin e villave të pronarëve serbë në afërsi të Liqenit...
16:25 | 22/07/2026

Haxhiu dekretoi largimin e 20 prokurorëve serbë, reagon Ambasada e SHBA-së në Prishtinë

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dekretuar largimin përfundimtar nga puna të 20 prokurorëve serbë të cilët ishin larguar nga vendet...
11:20 | 22/07/2026

​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit....
09:52 | 22/07/2026