Red Bull konfirmon largimin e Newey’t
Tre herë kampionët në fuqi për konstruktorë zyrtarizuan lajmin e pak ditëve më parë.
Adrian Newey do të largohet nga skuadra pas 20 viteve kontribut në Milton Keynes. Newey u bashkua me Red Bull në prag të sezonit të dytë në Formula 1 në vitin 2006 duke u qënë njeriu thelbësor që shndërroi skuadrën nga mesi i tabelës dhe renditja në zonën e pikëve, në fituese të garave dhe kampione të Botës.
Red Bull rregjistron 6 tituj për konstruktorë dhe 7 të tjerë për pilotë mes Sebastian Vettel dhe Max Verstappen përkatësisht – me makinat e dizenjuara nga Newey që është në rrugë të mbarë për një tjetër titull të dyfishtë në botërorin e këtij viti që vjen tek ju nëpërmjet EuroNews Albania. Në prag të “Miami Grand Prix”, skuadra konfirmoi se Newey do të largohet nga roli i “Chief Technical Officer” në tremujorin e 1’rë të vitit 2025.

Njoftimi i Red Bull sqaron se Newey do të tërhiqet me efekt të menjëhershëm nga detyrat në Formula 1 për t’iu përkushtuar përfundimit të së 1’rës “hypercar” të kompanisë që është pagëzuar RB17. Gjithashtu ai do të jetë i pranishëm në gara specifike për të ndihmuar skuadrën në fundin e këtij sezoni në Formula 1.

Vetë Newey falenderon Oliver Mintzlaff për mbështetjen dhe Eddie Jordan që e solli në Formula 1. Nuk ka munguar edhe vlerësimi nga Team Principal dhe CEO i Red Bull, Christian Horner që e përshkruan mikun e tij si një “Legjendë të vërtetë”, vizioni i të cilit ndihmoi skuadrën në fitimin e 13 titujve në 20 sezone. Ndërsa Newey do të qëndrojë në “Red Bull Technology Group” deri në tre mujorin e 1’rë të vitit të ardhshëm, është ende e paqartë se cfarë do të ndodhë me të në të ardhmen.
Raportet e fundit bëjnë fjalë për një interesim të Ferrari’t, që vitin e ardhshëm do të ketë Lewis Hamilton në skuadër. Aston Martin gjithashtu përmendet si një destination i mundshëm. Një gjë është e sigurtë, kudo që të përfundojë, Neëey do të jetë një aset.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor