Më pak se 2 muaj për rinovimin Red Bull-Perez
Sergio Perez pre të njohë të ardhmen e tij në Red Bull dhe F1 jo më vonë se fundi i muajit Maj për shkak se meksikani është në vitin e fundit të kontratës. Një situatë e përjetuar më parë prej tij kur firmosi për një sezon 3 vite më parë duke fituar më pas të drejtën për rinovim.

Duke parë paraqitjet e tij në 4 garat e para mund të kuptosh pse është aq i qetë kur e pyet për të ardhmen në sportin e tij. Perez nënshkroi për dy sezone me skuadrën nga Milton Keynes vitin 2022 por në Formula 1 nuk je asnjëherë i sigurtë dhe ashtu sic fiton terren mund të humbasësh edhe vendin në skuadër.

Megjithë problemet që hasi një vit më parë te Red Bull, austriakët vendosën ta mbanin meksikanin për 2024 për shkak të vendit të dytë në klasifikimin përfundimtar për pilotë pas Max Verstappen. 2023 ishte sezoni i 1’rë që Red Bull e mbylli me pilotët e saj në 2 vendet e para në renditje.
Këtë vit Perez flet nëpërmjet pistës ku është renditur e herë në vendin e 2’të dhe vetëm në Melbourne përfundoi i 5’ti. Gjithashtu është pas Verstappen në klasifikimin e përgjithshëm cka do ta ndihmojë ta sigurojë më shpejt se sa pritet të ardhmen e afërt në F1.
LEXONI GJITHASHTU:
Verstappen pritet të largohet, Aston Martin ka gati ofertën
Norris fitoi garën, Mclaren, titullin
Norris në pole, Mclaren drejt titullit
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare